Në pranga përfunduan Ergis Noka, Drin Vjerdha, Kristofor Pandelejmoni dhe Mario Çerra.
Katër të arrestuarit nga antidroga e Tiranës punonin si gazetarë në një portal lajmesh.
Ata kishin një zyrë në zonën e ish-Bllokut, të cilën e përdornin për shpërndarjen e lëndës narkotike. Kryesisht aktivitetin e ushtronin në zonën e ish-Bllokut.
Gjatë kontrollit në zyrat e portalit janë gjetur dhe pajisje që përdoren për kultivim kanabisi. Grupi hetimor ka dyshime se të arrestuarit kultivon drogë në vende të tjera.
Sa i takon ekstazisë dyshohet se ata e siguronin përmes Kosovës dhe Serbisë. Çmimi i ekstazisë shitej 10 mijë lekë më shumicë kurse 1 tabletë e vetme kushtonte 30 mijë lekë.