Kontrata 6 mln dollarë për të hequr non grata-n e Berishës, Spahiu: Ja shkeljet që ka kryer PD

1 Minuta Lexim

Analisti Kreshnik Spahiu ka komentuar kontratën 6 milionë dollarë të Partisë Demokratike për heqjen e non gratës së Sali Berishës në SHBA.

Spahiu ka shpjeguar në “Top Story” se çfarë shkeljesh ka kryer Partia Demokratike në këtë rast.

“Një parti politike në Shqipëri nuk mund të financohet nga ente të huaja. ‘Make Albania Great Again’ është një subjekt që financohet nga SHBA.

E dyta është që nuk mund të marrësh jo më shumë se 10 mijë dollarë nga jashtë.

Financimi total që një parti politike të marrë nga subjekte private, nuk mund të kalojë 5 herë shumën e marrë nga shteti.

Ka dy përgjegjësi. Administrative dhe penale. Përgjegjësia administrative, në bazë të kodit zgjedhor, partia që ka kaluar kufijtë gjobitet me 500 mijë lekë të reja.

Nëse PD nuk tërhiqet nga kjo kontratë, quhet përgjegjësi penale dhe dënohet deri në 6 muaj burg. PD deri tani është në kushtet e një përgjegjësie administrative”, thotë Spahiu.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull