’11 maji’/ Gjuha denigruese në garën zgjedhore, batutat e Celibashit: Ata nuk dëgjojnë, votuesit japin gjykimin për çdo fushatë

1 Minuta Lexim

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka zhvilluar sot një konferencë me gazetarët në kuadër të zhvillimeve të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit.

Kryekomisioneri i zgjedhjeve u pyet dhe për gjuhën e përdorur nga partitë politike dhe krerët e tyre gjatë fushatës, që herë pas here është cilësuar edhe si “denigruese”.

Celibashi u përgjigj me tone humori, duke thënë se “ata nuk dëgjonë”, duke iu referuar këshillave të mëhershme të KQZ në lidhje me ruajtjen e etikës.

Ai theksoi se KQZ nuk mund të bëjë më shumë se sa ka bërë në lidhje me këtë problematikë, ndërsa shtoi se edhe në shembujt e vendeve perëndimore u takon zgjedhësve që të japin gjykimin e tyre për çdo fushatë.

“Të them që ata nuk dëgjojnë… KQZ nuk mund të bëjë më shumë se sa kemi bërë apo sa kemi thënë në lidhje me këtë çështje.

Në eksperienca të tilla të ngjashme dhe në vendet perëndimore janë votuesit ata që japin gjykimin për çdo mënyrë të bërjes së fushatës elektorale për të kuptuar nëse ka qenë e përshtatshme apo jo gjuha apo ajo që është bërë nga partitë”, tha Celibashi.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull