Kontrata e lobimit 6 mln dollarë nga PD, ambasadori i BE-së: Pres autoritetet…

1 Minuta Lexim

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato ka zhvilluar një takim me kreun e KQZ, Ilirjan Celibashi, këtë të premte, mbi mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe përgatitjen e zgjedhjeve të 11 majit, ku më pas kanë folur për mediat.

Ndërkohë, Gonzato, i pyetur për kontratën e lobimit 6 milionë dollarë të Partisë Demokratike në SHBA, ambasadori i BE-së nuk ka pranuar të komentojë.

Gonzato u shpreh se është ende në pritje të vlerësimeve si për raportin përfundimtar të ODIHR apo edhe të KQZ sa i përket çështjeve të debatuara në media që kanë të bëjnë me çështjen e lobimit apo të implikimit të administratës në zgjedhje.

“Nuk bëj komente, pres autoritetet kompetente”, tha Gonzato, ndërkohë kujtojmë që SPAK ka nisur verifikimet pas publikimit të kontratës në media.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull