Austria fiton çmimin e madh te Eurovizion 2025, Shqipëria bën historinë në vend të 8!

6 Minuta Lexim

Mbyllet finalja e Madhe e Eurovizionit, festivalit më të madh të muzikës në botë.

Mbrëmja gala u moderua nga tre prezantuese. Hazel Brugger, Sandra Studer dhe Michelle Hunziker ishin tre prezantueset e famshme me Michelle Hunziker që erdhi si surprizë në finale por kjo vetëm se kishte kërkuar shumë para që të prezantonte dhe mbrëmjet e tjera. Ajo nuk e la pa shfrytëzuar rastin për të përshëndetur veçanërisht fansat italianë.

Mbrëmja u hap me një minifilm që i zbuloi teleshikuesit të gjithë bukuritë e qytetit mirëpritës Bazel dhe Zvicrës me alpet e saj. 

Fituesi i vitit të kaluar Nemo interpretoi për të gjithë fansat këngën fituese të vjetshme i veshur në mënyrë ekstravagante me një fustan dhe skufje të bardhë. Kënga quhej “The Code”.
Mbrëmja u realizua nga plot 250 profesionistë. Sipas traditës u zhvilluar dhe parada e flamujve të fituesve. Shkodra Elektronike doli në fund.

Performanca e parë ishte e Norvegjisë me Kyle Alessandro, 19 vjeç, me këngën “Lighter”.
I dyti në radhë ishte Luksemburgu me Laura Thorne me këngën “Kukulla ngre volumin”, një manifest feminist. Ajo falenderoi të gjithë Evropën.

E treta ishte Estonia me “Espresso Machiatto” të Tommy Cash, një këngë me tone shumë të fotta humoristike.

Më pas performoi Izraeli me Yuval Rafael që ishte e mbijetuar e sulmit të tmerrshëm të Hamasit. “A neë day ëill rise” përfqëson shërimin sipas këngëtares.

Pastaj erdhi Lituania. Grupi Katarsis me katër djem. Një grup rroku alternativ. Kënga “Tavo akys” që flet për trishtimin përkthehet si “sytë e ty”.

E gjashta ishte Spanja me Melody me “Esta Diva”, kjo do të thotë me këtë këngë energjike që çdokush mund të jetë një divë, prandaj kënga përkthehet “Kjo divë”.

Të shtatët në radhë ishin Ukraina me Zifer Blad, një grup prej tre artistësh me dy vëllezër binjakë. Bird of pray, kënga, tregon vuajtjet e atyre që se shohin dot njëri tjetrin prej luftës. “Europe, thank you so much”, përfundoi perfomancën ukrainasi.

E teta performoi Mbretëria e Bashkuara me grupin e vajzave Remember Monday me këngën “what the hell just happened?”.

Numri nëntë në radhë ishte Austria me Jay Jay me këngën e tij “ëasted Love” për dashurinë platonike pa përgjigje.

Pastaj performuan Islandezët “Roa” nga Vaeb.

Më pas ishte Letonia me Tautumetas, që na dërguan në një botë mitike. “Më jep lumturinë” ishte kënga e tyre.

Më pas i erdhi radha Holandës. Klod Kiambe me “C’est la vie” e quan këtë këngë si homazh për mamanë e tij. Ai është me origjinë nga Kongo. Ai e mbylli performancën e tij me lotë.

Të trembëdhjetët ishin Finlandezët me Erika Vikman. Shumë sensuale kënga “Po vij”. Kujtojmë se më herët asaj i ishte kërkuar “të mbulohet”.

Pas tyre performoi Italia me kantautorin 31 vjeçar Lucio Corsi me “Doja të isha një djalë i fortë”.
Më pas i erdhi radha Polonisë me këngëtaren Justina Chetkovska dhe këngën e saj “Gaia”, një thirrje për të ruajtur tokën, shtëpinë tonë të madhe.

Gjermania prezantoi një dyshe motër e vëlla Tynna dhe Abor me këngën Baller.
Më pas performoi Greqia me Klavdia këngën e titulluar “Asteromata”.

Pas saj performoi Arrmenia me Park këngën “Survivor”, këngën me rekordin e dhjetë kompozitorëve.

Pas saj erdhi kampionia në fuqi Zvicra me këngën baladë “Voyage” nga Zoe Me.
Pas Zvicrës erdhi në skenë Malta me këngëtaren Miriana Conte dhe këngën “Serving”. Kjo histori kishte një storie të veçantë pasi fillimisht titullohej “Cunt” por në anglisht kjo kishte kuptim provokues dhe u kërkua të ndryshohej titulli.

Portugalia konkurroi me Desclocado me grupin Napa, një grup nga ishujt portugezës që flet për migrimin.

Më pas performoi Danimarka me Hallucination nga Sissal.
Pas kësaj e kishte radhën një këngë e vogël e prezantuesve në homazh të Zvicrës. Këngë me nota humoristike.

Pas saj erdhi Suedia me grupin Kaj dhe këngën Bara Bada Bastu.

Atë e ndoqi Franca me “Maman” nga Louane. Këngë kushtuar të qenit mama.

Më pas, e parafundit San Marino me “Tutta L’Italia” të Gabry Ponte.

Në fund i “vuni zjermin” skenës dhe Shkodra Elektronike nga Shqipëria me Zjerm.

“Io senza te” e 1981 u këndua për të gjithë nostalgjikët, dhe ashtu si “Cinema” e 1980. Po ashtu performoi John Stires.

Pas kësaj pati disa performanca skenike që imitonin një përplasje mes bandash. “Baby lasagna” e 2024 kundër cha cha cha e 2009. Gjithçka e inskenuar, kuptohet. Gjelbër kundër blu. Gjithë përfundoi me një përqafim të madh.

Pastaj Nemo, fituesi i vjetshëm, performoi këngën e tij të fundit “Unexplainable”.

Votën e jurisë e fitoi Austria

Vendi i dytë: Zvicër

Vendi i tretë: Francë

Franca i dha 12 pikë Shqipërisë ashtu si Shqipëria Francës. Mikaela Minga, Alfred Kaçinari ishin disa prej pjesëtarëve të jurisë.

Eurovizionin e fitoi Austria

Podiumi u plotësua nga

Vendi 2: Izraeli

Vendi 3: Estonia

Shqipëria doli në vend të 8

A.K./TemA

 

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull