Frika për një luftë më të gjerë u rrit të martën pasi Presidenti Trump bëri thirrje për “dorëzimin pa kushte të Iranit”, përmendi mundësinë e vrasjes së udhëheqësit suprem të Iranit dhe iu referua përpjekjeve të luftës së Izraelit me fjalën “ne” – të gjitha sugjerime të dukshme se Shtetet e Bashkuara mund të hyjnë në luftë kundër Iranit.
Komentet e Trump në postimet në mediat sociale, erdhën ndërsa Izraeli ka ushtruar presion mbi Shtëpinë e Bardhë për të ndërhyrë ushtarakisht në konfliktin me Iranin për t’i dhënë fund programit bërthamor të atij vendi.
Zyrtarët iranianë thonë se vendi i tyre mund të vendos mina në Ngushticën e Hormuzit nëse SHBA i bashkohet luftës, shkruan New York Times.