Dorian Teliti sulmon kryebashkiakun e PD, Fisnik Qosja: Kavaja, një qytet i vdekur

1 Minuta Lexim

Në prag të festave të fundvitit, kur qytetet gjallërohen nga njerëzit, dritat dhe aktivitetet, Koordinatori i programit ekonomik në PD, Dorian Teliti, e ka cilësuar qytetin e Kavajës me një qytet të vdekur.

Një deklaratë e rëndë kjo për një zyrtar të PD, i cili ka sulmuar kështu ashpër kryebashkiakun e djathtë të Kavajës, Fisnik Qosja, i kandiduar në 2023 nga Sali Berisha.

Në një deklaratë për Syri TV, Dorian Teliti, tha se është nga Kavaja me origjinë dhe se i vjen turop që ky qytet mbyllet që në orën 6 të pasdites dhe kthehet në një qytet të vdekur.

Nuk dihet nëse Telitit i ka shpëtuar goja, duke e harruar që Kavaja drejtohet nge PD-ja, apo kjo deklaratë është e koordinuar. Megjithatë, duke ditur se në PD nuk bëhet asgjë pa dijeninë e Berishës, prevalon kjo e dyta.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull