Kandidati i majtë që ka trazuar Amerikën, Donald Trump: Një budalla komunist…

3 Minuta Lexim

Presidenti Donald Trump përdori platformën e tij në rrjetet sociale, Truth Social, për të ndarë mendimet e tij mbi fitoren e socialisti demokrat Zohran Mamdani kundër një grupi kandidatësh, përfshirë ish-guvernatorin e Nju Jorkut, Andrew Cuomo, për t’u bërë kandidati i Partisë Demokratike për kryebashkiak të Nju Jorkut.

Trump komentoi në Truth Social, gjatë kthimit nga Haga ku mori pjesë në samitin e NATO-s këtë javë, se fitorja e Mamdani-t është më “radikale” se fitoret e mëparshme të demokratëve të majtë ekstremë.

“Ndodhi më në fund, demokratët e kanë kaluar kufirin,” shkroi Trump. “Kemi pasur më parë ekstremistë të majtë, por kjo po bëhet paksa qesharake. Ai duket KATRASTROFIK, zëri i tij shqetësues, nuk është shumë i zgjuar, ka mbështetjen e AOC+3, budallenj TË GJITHË, dhe madje edhe senatori ynë i madh palestinez, qaramani Chuck Schumer, po i nënshtrohet atij. Po, ky është një moment i madh në historinë e vendit tonë!”

Në postimin e tij, presidenti e quajti Mamdani-n “një lunatik 100% komunist.”

Ndërkohë, në një postim tjetër në Truth Social, Trump ironizoi se kishte një “ide” se si demokratët mund të riktheheshin në “lojë,” siç e quajti ai në postim.

“Pas shumë vitesh jashtë loje, duke përfshirë edhe njërën nga humbjet më të mëdha në histori, zgjedhjet presidenciale të 2024-ës, demokratët duhet të nominojnë kandidaten me IQ të ulët, Jasmine Crockett, për presidente, dhe AOC+3 duhet të jetë, përkatësisht, zëvendëspresidente,” sugjeroi Trump.

Edhe anëtarë të partisë së Mamdanit e kanë tallur kandidaturën e tij si “shumë ekstreme për të udhëhequr.”

“Socialisti Zohran Mamdani është shumë ekstrem për të udhëhequr Nju Jorkun. E gjithë fushata e tij është ndërtuar mbi premtime të paarritshme dhe taksa më të larta, gjë që është gjëja e fundit që Nju Jorku ka nevojë,” tha deputetja demokrate, Laura Gillen, në një deklaratë të mërkurën.

“Përveç kësaj, z. Mamdani ka kërkuar uljen e buxhetit për policinë dhe ka treguar një model shqetësues të komentimeve antisemitike të papranueshme, të cilat ushqejnë urrejtjen në një kohë kur antisemitizmi po rritet me shpejtësi. Ai është zgjedhja absolutisht e gabuar për Nju Jorkun”.

Pak më vonë, kongresmeni demokrat Tom Suozzi, shtoi se kishte “shqetësime serioze” për Mamdanin edhe para fitores së tij të mërkurën në mbrëmje.

“Kjo është një nga arsyet që unë mbështeta kundërshtarin e tij,” tha Suozzi. “Këto shqetësime mbeten.” (Fox News)

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull