Paqe mes së djathtës: 5 ministra Forza Italia, 5 ministra Lidhja e 13 ministra Fratelli D’Italia

2 Minuta Lexim

Duket se më në fund e djathta italiane ka gjetur rrugën e paqtë duke sheshuar klimën e tensionuar që prej disa ditësh kishte ftohur raportin mes dy liderëve Berlusconi e Meloni.

Pak orë më parë në selinë e Partisë Fratelli D’Italia në Romë, Silvio Berlsuconi, takoi lideren e kësaj force politike, e pas fletushkës së kaptuar nga telekamerat e mediave, me shënimet e Kavalierit qe e përshkruanin Giorgia Meloni, kryeministren e ardhshme të Italisë, me epitete jo elegante.

Pas një orë e gjysëm kokë më kokë e pa praninë e askujt tjetër, Bersluconi e Meloni arritën paqen mes tyre e linjëzimi i qeverisë së re duket se ka marrë fund.

Me një komunikim të përbashkët, dy liderat deklarojnë se në konsultimet me Presidentin e Republikës do të prezantohen të bashkuar me forcat e tjera të koalicionit e po punojnë për të krijuar një ekzekutiv të fortë e të një profili të lartë.

Qeveria e ardhshme Meloni pritet të ketë 23 ministra, 5 prej tyre do të dalin nga propozimet e Forza Italia të Silvio Berlusconit, 5 ministra të tjerë nga Partia Lidhja e Matteo Salvinit e 13 nga Fratelli D’Italia.

Sot pasdite priten të zgjidhen krerët e grupeve parlamentare në Senat e në Dhomën e Deputetëve, e pas kthimit të Mario Draghit nga samiti evropian i Brukselit, me shumë gjasa pritet të zbardhet dhe axhenda e takimeve institucionale mes përfaqësuesve të grupeve parlamentare e Presidentit Mattarella e më pas mandatimi i Kryeministres së ardhshme me skuadrën e saj të qeverisë.

Brenda 21 tetorit 2022, Italia do të ketë qeverinë e saj të re e të 68, kreun e 31 të ekzekutivit në historikun e saj republikan e Kryeministren e parë grua.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull