Rama flet për shembjet në Theth: S’kemi prerë në besë askënd, legalizuam rreth 300 prona! Nuk janë goditur objekte banimi, por fitimi

3 Minuta Lexim

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen me deputetët dhe drejtorët e bashkisë në Tiranë reagoi dhe lidhur me kritikat se preu në besë banorët e zonës në Theth me shembjen e objekteve pa leje.

“Mbetet për t’u parë se cfarë përgjegjësie do të marrë KLP lidhur me zonjën Gjeli e cila nuk ka pranuar as të fillojë hetimin, bazuar në denoncimet e bëra dhe dua të them që në Theth janë goditur 40 subjekte, të cilat në një sërë rastesh kanë pasur më shumë sesa një grehinë, edhe nga dy dhe nga tre, dhe policia e shtetit, ka një numër të konsiderueshëm denoncimesh të bëra në prokurori, dhe s’ka marrë asnjë veprim.

Gjithsesili policia e ka marrë pjesën e vet të përgjegjësie, ashtu sikundër bashkia e Shkodrës lidhur me IMT. Ka edhe një teori tjetër që e kishte nxjerrë në pah edhe një prift cuditërisht dje dhe u habita se si një njeri i zpotit kishte hyrë në këtë histori, duke folur për joshje e rrena, dhe më pas i premë në besë.

Ne skemi prerë në besë askënd. Kemi shkuar në Theth me kryetarin e bashkisë dhe me fonduin shqiptar të zhvillimit dhe me agjencinë e Kadastrës dhe që kur kemi shkuar dhe premtuar të gjithë shtëpive të vjetra në Theth, që ishte problemi kryesor i atyre banorëve, e kemi përmbyllur atë provces me reth 300 legalizime që ata disponojnë. Pra premtimi ynë ka qenë do të legalizojmë pronën e gjyshërve.

Premtimi nuk ka qenë dhe s’e kemi bërë kurrë në asnjë nivel në asnjë cep të Shqipërisë, na jepni votën judhe ndërtoni pa leje dhe të gjithë këto ndërtime që janë prishur deri në gurin e fundit janë ndërtime të bëra në muajt e fundit.

Jo ndërtime të kohës kur kemi qenë aty. Ka pasur një turravrap të madh në Theth dhe e përsëris jo vetëm nga disa prej banorëve por edhe nga ata që nuk kanë lidhje fare me Thethin, që janë ngjitur atje lart për të ndërtuar”, tha Rama.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull