Gjykata e Hagës rrëzon mocionin në rastin e Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së/ Lë në fuqi të gjitha akuzat

1 Minuta Lexim

Është rrëzuar mocioni në rastin e Thaçit dhe të tjerëve. Ish-krerët e UÇK-SË, kërkuan rrëzimin e disa pikave të akt-akuzës për krime të pretenduara lufte.

“Trupi gjykues nuk është bindur që ai ka autoritet sipas rregullës 130 për të rrëzuar pjesë të akuzave ose fakteve materiale që formojnë pjesë të aktakuzës nëse për shkaqe kohe ose për shkaqe tjera. Mbi këtë bazë, trupi gjykues rrëzon mocionin e mbrojtjes sipas rregullës 130 në tërësinë e vet”, tha kryetari i trupit gjykues, Charles Smith.

Mbrojtja ka kërkuar që të rrëzohen të gjitha akuzat për krimet apo incidentet e kryera para majit të vitit 1998 dhe pas 20 qershorit 1999.

Kjo është periudha brenda së cilës ekipet Mbrojtëse janë të bindura se ka zgjatur konflikti i armatosur në Kosovë, ndryshe nga çfarë ka përfshirë ZPS në aktakuzë, pra krime gjatë periudhës mars 98 dhe shtator 99.

Vendimi u bë publik sot në Gjykatën e Hagës.

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull