Dronë nga Irani për sulmet në Ukrainë, Yuri Kim: Po përdoren për të goditur civilët! Rusia ka shkelur rezolutën e KS të OKB

1 Minuta Lexim

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka ndarë deklaratën e Departamentit të Shtetit të SHBA-ve, ku thuhet se ka prova që Rusia ka marrë dronë nga Irani.

“Rusia ka blerë UAV nga Irani në kundërshtim me rezolutën 2231 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Këto UAV po përdoren për të goditur civilët ukrainas dhe infrastrukturën civile kritike”, shkruan Kim krahas postimit.

Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca kanë thënë se ka prova të mjaftueshme se Rusia po përdor dronët iranianë për të goditur civilët në Ukrainë gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të mërkurën.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull