Deputeti i PD-së Agron Shehaj ka shpërthyer në tonë në seancën plenare pasi u akuzua nga nënkryetarja e parlamentit dhe Balla se reklamoi biznesin e tij.
Shehaj tha se s’mund ta akuzojë askush sepse e vërteta e madhe ëhstë që Parlamenti është biznesi më i madh i mazhorancës e cila vetëm vjedh.
Pjesë nga debati:
Balla: Që deputeti të marrë fjalën në Kuvendin e Shqipërisë dhe të flasë për punët e prokurorisë është e turpshme, e papranueshme dhe bie ndesh me librat që kryejnë punën në kuvend.
Ndaj zonja drejtuese e seancës që në ushtrim të kompetencës duhet t’i rikujtoni deputetit që më anë të kësaj deklarate bie ndesh me çdo rregull të kodit të sjelljes. Nuk mund të dalë deputeti këtu të mbrojë biznesin e tij.
Shehaj: Nëse ju realisht mendoni se do më mbyllni gojën me këto rregulla që i nxirrni kur ju do qejfi u bën qesharak. Nëse mendoni se vij këtu e flas për biznesin tim është shqetësuese. Unë ngrita një shqetësim, Policia e Shtetit ka 3 javë që ka hyrë në ambiente private, s’erdha këtu që në ditën e parë.
Unë prita 3 javë, i kemi shkruar prokurorisë që na thotë s’kemi bërë kontrolle. Ju nuk keni të drejtë të më thoni mua që rekalmoj biznesin tim se ky kuvend është i gjithi biznesi juaj. Unë kam thënë një të vërtetë që burri i ministres është një investitor startegjik…
Felaj i ndërpret fjalën: Ju ftoj të hiqni dorë nga toni i përdorur në kuvendin e Shqipërisë. Ju tërhoq vëmëndja mos flisi për bizneset tuaja në Kuvendin e Shqipërisë.