Sot është 21 gusht. Mos harroni Heronjte e Vigut!

6 Minuta Lexim
Nga Bedri Islami-
81 vite më parë, në pritën ndoshta më burracake në të gjithë historinë e luftës nacional çlirimtare, 200 burra vranë pesë djem të rinj, të cilët janë në historinë tonë me emrin e përbashkët ” Herojtë e Vigut”. I rrethuan në befasi, në një ditë pikë zhegu, u kërkuan të dorëzohen, të lënë armët dhe të bien në gjunjët e kapidanit të mirditës. 6 orë të rrethuar, pa asnjë pikë uji në mesin e vapës së gushtit, pa asnjë shkëmb ku të mbështesnin kokën, në një zall të bardhë të lumit të tharë të ujrave të Vigut. Të pesë djemtë përfaqsonin në vete bashkimin e shqiptarëve, pasi ishin nga tri zona të ndryshme: 3 djem nga Shkodra, Ndoz Mazi, Naim Gjylbegu dhe Ahmet Haxhija; njëri, Ndoc Deda ishte mirditor, ndërsa jetimi Hydajet Lezha ishte nga Lezha. Ata përfaqësonin dy besimet më të mëdha fetare të veriut shqiptar: muslimanët dhe të krishterët katolikë. Edhe më tej: ata ishin nga të gjitha klasat shoqërore: Naim Gjylbegu ishte bir i një familje latifondiste, nipi i kryetarit të parë të Bashkisë së Shkodrës,Muharrem Gjylbeu, por nip nga nëna edhe e familjes së njohur ulqinake, Gjyl, stërnipi i Mehmet Gjylit, i shquar në mbrojtjen e Ulqinit; nip i Esat Gjylit, hero i Popullit; ndërsa Hydajet Lezha ishte nga një familje tejet e varfër. Pra, në një vështrim të vetëm ,und të gjeje të gjithë Shqipërinë në këtë pesëshe djemësh; të varfër e të pasur, të njohur dhe të panjohur, të krishterë dhe muslimanë. Më i vjetri prej tyre ishte 24 vjeçar, më i riu 21 vjetët sapo i kishte kaluar. Portete të ndryshme djemsh të rinj, njëri prej tyre, Ahmet Haxhija ishte ” si zambak nga hijeshia”, Ndoc Mazi serioz, i sëmurë, i përkushtuar, Ndoc Deda, me trupin e gjatë ishte zanafilla e luftës çlirmtare në Mirditë, Naimi gjimnazist dhe ëndërrimtar, për një Shqipëri ndryshe.
Çfarë i kishin bërë kapidanit të Mirditës këto pesë djem? Aasgjë, absolutisht, asgjë. Nuk kishin qëlluar mbi askënd, nuk kishin plagosur askënd, nuk kishin marrë askënd me forcë në rrugën e tyre. I kishin bërë thirrje popullit të ngriheshin në luftë kundër pushtuesit. Vetëm kaq, por kjo ishte e kundërta e një kapidani dhe e një bjerrësi politik si Pjetër Lleshi, kryetari i komunës. Ata e kishin menduar dhe trajtuar Mirditën si një koloni e tyre, pronë e tyre, ku ishin zot të jetës dhe të vdekjes.E për më tepër, ishin miq edhe të pushtuesit gjerman, miq deri në vdekje. Ata nuk mund të mendonin se 5 djem të rinj të ishin kundër pushtetit të tyre pro gjerman, ata nuk e përceptonin jetën ndryshe, veçse nën hijen e tyre,.
Shpesh herë është folur për luftë civile në Shqipëri gjatë viteve të luftës antifashiste dhe janë fajësuar forcat partizane se vranë dhe nuk ishin tolerantë. Po në Vih të Mirditës kush vrau, kush ishte vrasës, egërsim i natyrës njerëzore? Ka pasur raste kur markagjonët që ndiqeshin nga turqit, gjenin strehë tek familja e Gjylbegajve, por edhe këtë besë që u kishin dhënë dikur, këtë strehë dhe mikëpritje, ata e haruan dhe i vranë.
Pasi i vranë, nuk lejuan as të varrosen. I lanë pesë trupat në zallin e ujrave të thara të ujrave të Vigut.
Ishin dy burra të njohur nga qyteti i Shkodrës, Hamza beg Bushati, gjyshi i ministrit të sotëm të punëve të jashtme, Ditmir Bushati, dhe Rakip beg Gjylbegu, të cilët kishin guximin dhe morën rrugën nga qyteti i Shkodrës, shkuan në Vig, përveshën krahët dhe i varrosën djemtë në faqen e malit përballë.
Pesë herojtë, para se të vriten, dërguan një letër, e cila kaloi në histori. Peë djem të rinj, duke e ndjerë vdekjen, nga çerdhja e tradhtisë, shkruan se e kemi nda mendjen, ” me e ba vdekjen, si me le”…
Këtyre pesë djemve, shteti i mëparshëm, në shenjë nderimi, u bëri një Përmendore të denjë për heroizmin e tyre.
Nipërit dhe mbesat e atyre që i vranë 70 vite më parë, sapo erdhën në pushtet, e hoqën përmendoren e pesë djemve nga sheshi i qytetit të Shkodrës, si shenjë revanshi, por në fakt ishte e njëjta gjë si edhe më parë: rivrasja e atyre që luftuan për lirinë e vendit të tyre.
70 vite më parë u vranë pesë djem të rinj, që jaqnë në historinë tonë me emërin e përbashkët, “Herojtë e Vigut”.
Sado të ja shkulin përmendoret, ata nuk i heqin dot nga historia moderne e shqiptarëve.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull