Pavarësisht pamjeve të rënda, deputeti demokrat, Luçiano Boçi ka publikuar foton e Lear Kurtit të pajetë, nga ambjentet e spitalit pak momente pas shoqërimit nga policia.
Përmes një reagimi të gjatë në rrjetet sociale, Boçi shprehet i revoltuar ndaj qeverisë të cilën e bën fajtore për vdekjen e 32-vjeçarit.
Deputeti i PD ka bërë një thirrje për të gjithë qytetarët.
“Para kësaj foto ose mbyllni sytë dhe imagjinoni që nuk do ndodhë më, ose hapini mirë sytë e hajdeni t’i japin fund vrasjes duke e vrarë politikisht atë!”- shkruan Boçi.