Aksident në Vlorë/ Motomjeti del nga rruga, humb jetën 65-vjeçari

1 Minuta Lexim

Një aksident ka ndodhur  në mesnatë në fshatin Poro në Vlorë ku një 65-vjeçar duke drejtuar motomjetin ka dalë nga rruga.

Si pasojë i moshuari ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti rrugor.

Njoftim i Policisë

Paraprak/Sot, rreth orës 01:30, në rrugën e fshatit Poro, Vlorë, dyshohet se shtetasi M. Ll., 65 vjeç, banues në fshatin Bishan, duke drejtuar motomjetin, ka dalë nga rruga dhe si pasojë, ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti rrugor.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull