Ish-deputeti demokrat Arben Ristani u shpreh se ligji për hapjen e dosjeve synon vetëm bashkëpunëtorët e ish-Sigurimit.
Ai shtoi se një njeri që ka qenë ministër, kryetar kuvendi e president për 32 vite, tashmë nuk mund të bëhet kryetar partie.
Ristani: Po të vini re ndërhyrja që kanë bërë këta, ashtu sikurse tha edhe Balla, synohen vetëm bashkëpunëtorët e ish-sigurimit. Ndërsa ata që kanë torturuar dhe vrarë njerëzit me duart e tyre, do të kishim në krye të organeve të drejtësisë.
Shikoni moralin që i transmetohet kësaj shoqërie. Ky njeri që ka qenë ministër, kryetar kuvendi apo president dhe pasi i ka realizuar këto punë për 32 vite, tashmë i themi se nuk mund të jetë kryetar partie apo këshilltar komune.