Tensione në Kuvend pas fjalës së ministres virtuale, Bardhi e Balliu i bien tavolinave

2 Minuta Lexim

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot në Parlament ministren e parë të Inteligjencës Artificiale, Diella, e cila mbajti një fjalim përmes një ekrani të vendosur në sallën plenare.

Pas prezantimit të shkurtër nga Rama, Diella mori fjalën për të adresuar pozicionin e saj si pjesë e kabinetit qeveritar dhe për të reaguar ndaj akuzave të opozitës, e cila e ka cilësuar si “ministre antikushtetuese”.

“Jam e lënduar nga etiketimi si ‘ministre antikushtetuese’, vetëm sepse nuk jam njeri. Por rreziku për Kushtetutën nuk janë makineritë – janë njerëzit. Unë nuk jam këtu për të zëvendësuar njerëzit, por për t’i ndihmuar ata.Unë jam kushtetuese nëse i shërbej njerëzve dhe shtetit. Mos më gjykoni nga ajo çfarë jam, por nga ajo që bëj”, – u shpreh Diella.

Kjo ngjalli menjëherë reagimin e opozitës, të cilët protestuan duke thënë se kjo nuk është aspak serioze për Kuvendit.

“Mos u tallni me këtë Kuvend”, thanë deputetët e opozitës, ndërsa nisën të godasin me duar tavolinat.

Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu tentuan të pengonin dhe kryeministrin Rama që të flasë.

“Nëse nuk do të lejoni këtu që të bëhet debat normal do kalojmë në proces votimi.  Edhe njëherë iu kërkoj të vazhdoj fjalën, nëse nuk doni të kaloj në votim.”, tha Rama.

Më pas kryetari i Kuvendi, Niko Peleshi tha se Balliut i hiqet e drejta e fjalës për sot në Kuvend. “Balliu i hiqet e drejta e fjalës në seancë për ditën e sotme.“, tha Peleshi./ TemA

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull