Aktori i njohur i dërgoi 500 dronë Ukrainës

1 Minuta Lexim

Ai mund të ketë varur shpatën e dritës si Luke Skywalker në vitin 2019, por aktori i “Star Wars” Mark Hamill është ende duke luftuar. Këtë here për Ukrainën.

Gjatë një interviste me programin Sound On të Bloomberg Radio, aktori zbuloi se ai ndihmoi në dërgimin e 500 dronëve në Ukrainë.

“Shumë thjesht, Ukraina ka nevojë për dronë. Ata përcaktojnë rezultatet e luftës, mbrojnë tokën e tyre, njerëzit e tyre, ata monitorojnë kufirin, ata janë sytë në qiell”, tha Hamill për Bloomberg.

Hamill shërben si ambasador për projektin “Ushtria e Dronëve” të Ukrainës, duke punuar për të luftuar pushtimin rus, i cili filloi në shkurt.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull