Në kryeqytetin e Danimarkës, Kopenhagen, po mbahet Samiti i 7-të i Komunitetit Politik Evropian, ku marrin pjesë udhëheqës nga gjithë Evropa. Të pranishëm janë liderët e 27 vendeve anëtare të BE-së, si dhe 22 vendeve të tjera, përfshirë kryeministrin Edi Rama dhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Kryeministri Edi Rama foli për gazetarët, teksa tha se Shqipëria po vrapon drejt BE-së. Ai foli edhe për Diellën dhe për sulmet kibernetike të Iranit.
“Nuk po presim, po vrapojmë shumë shpejt dhe do të jemi gati shumë shpejt.”, tha mes të tjerash Rama.
Samiti vjen një ditë pas takimit joformal të Këshillit Evropian, i cili gjithashtu kishte në fokus situatën në Ukrainë dhe mbrojtjen evropiane.
Pas diskutimeve të djeshme, udhëheqësit morën pjesë në një darkë të organizuar nga Mbreti Frederik X dhe Mbretëresha Margrethe II në Pallatin Amalienborg.
Ky takim i Komunitetit Politik Evropian pason samitin e gjashtë që u mbajt më 16 maj në Tiranë, me temën “Evropa e Re në një botë të re: unitet – bashkëpunim – veprim i përbashkët”.