Deputeti Belind Këlliçi do të dorëzojë mesditën e së enjtes formularin për të garuar në procesin e primareve të PD-së.
Këlliçi u shpreh për ABC se është gati të lërë mandatin e deputetit dhe të garojë përballë kryebashkiakut Erion Veliaj.
Kandidimi i Këlliçit në primare vjen 24 orë pasi PD hapi zyrtarisht garën në procesin e primareve për Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin.
Procesi i primareve për Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin do të përmbyllet brenda muajit nëntor, në mënyrë që të evidentojnë kandidatët më shpejt.
Ndërsa për bashkitë e tjera, primaret do të mbahen në 4 dhjetor.
Ndërkohë, sot kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të firmosin marrëveshjen për bashkëpunim mes dy forcave politike për zgjedhjet e ardhshme vendore.