Pas 3 orësh në SPAK, Kryemadhi: U thirra si kallëzuese e inceneratorit të Elbasanit, dorëzova provat

1 Minuta Lexim

Monika Kryemadhi ka folur para mediave pasi u mor në pyetje nga prokurorët e SPAK duke thënë se u thirr si kallëzuese i inceneratorit të Elbasanit.

Pasi shtoi se ka dorëzuar dokumente të tjera, Kryemadhi tha se duhet të bëhet e qartë se afera nuk është e një individi por e sistemit.

“Jam thirrur si një nga kallëzueset kryesore të inceneratorit të Elbasanit për të verifikuar të gjithë dokumentacionet dhe për të shtuar provat e tjera që i shtohen.

Gjëja më e rëndësishme është që një nga arsyet kryesore në të cilat ky proces siç është verifikimi dhe hetimi i inceneratorit, të bëhet e qartë se nuk është çështja e një individi por e sistemit.

Sot paraqita prova të tjera për mashtrime dhe vjedhjen e parave të inceneratorit të Elbasanit”, tha Kryemadhi.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull