Në Sofje ka filluar punimet Forumi i Katërt i Prokurorëve të Përgjithshëm nga vendet ballkanike. Bashkëpunimi shumëpalësh ofron mundësi që, në kushte barazie midis pjesëmarrësve, të arrihen zgjidhje të përbashkëta, tha kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë hapjes së këtij tamikimi duke shtuar se shtoi se në Ballkan gjithmonë kemi qenë të ndarë sipas kritereve të ndryshme, më shpesh për shkak të kufijve, – përcjell kdp.mk njoftimin e agjencisë bullgare të lajmeve BTA.
Kryeminisitri bullgar ka paraqitur si shembull të bashkëpunimit për luftimin e krimit të organizuar partneritetin me Turqinë.
Zheljazkov theksoi se rruga nga Turqia drejt Evropës përmes Bullgarisë është rrugë kryesore në rajon. Por kjo është edhe rruga e kanaleve kriminale, kundër të cilave të dy vendet po luftojnë me sukses.
“Nuk pritet që lufta në Ukrainë të përfundojë së shpejti. Kjo i jep kurajë kriminelëve të përfitojnë nga situata,” – theksoi Zheljazkov dhe solli si shembull luftën kibernetike hibride gjatë zgjedhjeve në Rumani, e cila është një model i ndikimit mbi njerëzit në Ballkan.