Ditën e sotme u mbajt, duke filluar nga ora 13:00, në Stokholm ceremonia e çmimit Nobel në Letërsi. Fitues u shpall Laszlo Krasznahorkai.
Çmimi Nobel për Letërsi është çmimi më i lartë për arritjet më të mëdha letrare nga një (ose disa) autorë brenda një viti.
Për herë të parë me këtë çmim u laureua shkrimtari francez Sully Prudhomme në vitin 1901, ndërsa i fundit në vitin 2016 Çmimin Nobel për Letërsi e fitoi shkrimtari amerikan Bob Dylan.
121 individë e kanë marrë këtë çmim, në katër raste çmimi është ndarë mes dy vetave.
Shkrimtari i parë shqiptar që u emërua për këtë çmim ishte poeti kombëtar Gjergj Fishta, ndërsa në vitet ’90 disa herë u emërua prozatori i shquar Ismail Kadare.