Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen nisi turneun e saj në Ballkanin Perëndimor, duke bërë ndalesën e parë në Tiranë.
Në një postim në platformën X (ish-Twitter), Von der Leyen shkruan se Shqipëria është në rrugën e duhur drejt Bashkimit Europian, duke shënuar një përshpejtim rekord në tre vitet e fundit.
“Jam e lumtur që po e filloj turneun tim vjetor në Ballkanin Perëndimor në Tiranë. Shqipëria është në rrugën e duhur drejt BE-së. Me një përshpejtim rekord në tre vitet e fundit. Ne jemi gati t’ju mbështesim në çdo hap të rrugës.”, shkruan Von der Leyen.