Kryeministri në detyrë, Albin Kurti gjatë një konference për mediat këtë të hëne ka kërkuar nga autoritetet që të hetojnë exit pollet për votimet në Mitrovicë, pasi sipas tij nuk ishte një gabim, por një sulm i organizuar.
“Ajo që ndodhi në 12 tetor për raportimet me Mitrovicën duhet hetuar, nuk është huqje, por ndërhyrje në proces. Exit pollet me 16 pikë gabime nga organizata të ndryshme, nuk janë një huqje. Ky është cënim i demokracisë.
I ftoj organet e drejtësisë të merren me këtë çështje. Do të fitojmë në Prishtinë, në Mitrovicë, në Prizren, Gjakovë, Pejë, Kaçanik, Vushtri, Fushë Kosovë, Rahovec dhe Viti. VV i fitoi 3 komuna pa balotazh. PDK fitoi 3 komuna pa balotazh.
LDK fitoi 2, AAK 1. Fokusi i VV është qytetari edhe si banor komune. Na nevojitet të bëjmë një analizë të hollësishme të rezultatit zgjedhor. Vetëm pas kësaj do të bëjmë planet për rrugën përpara”, shtoi Kurti.