Deputetja Tabaku reagon për minatorët e Spaçit: “Nuk kërkojnë lëmoshë, por dinjitet”

1 Minuta Lexim

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, tha se minatorët e Spaçit nuk po kërkojnë lëmoshë nga shteti, por sipas saj vetëm dinjitet.

Ajo theksoi se përgjigja që po u jep shteti minatorëve është vetëm dhuna policore.

“Minatorët e Spaçit kanë ditë që protestojnë për kushte dinjitoze dhe respekt për punën e tyre. Kërkesat e tyre janë minimale, legjitime dhe brenda çdo standardi të marrëdhënies punëdhënës–punëmarrës.

Fatkeqësisht, përgjigjja e pushtetit është dhuna policore ndaj minatorëve që kërkojnë të drejtat e tyre. Ky trajtim është i turpshëm dhe i papranueshëm! Vitin e shkuar, në emër të Partisë Demokratike, kam dorëzuar në Kuvend Ligjin për Statusin e Minatorit, që njeh këtë profesion si një nga më të vështirët e më të rrezikshmit, për t’u dhënë një pension dinjitoz dhe mbrojtje të merituar. Minatorët nuk kërkojnë lëmoshë, por dinjitet.” – shprehet Tabaku.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull