Protestë në mbrojtje të burimit / Banorët e fshatit Lumas në Kuçovë akuzojnë bashkinë

1 Minuta Lexim

Banorët e Lumasit në Kuçovë protestuan sërish në mbrojtje të burimit të ujit.

Sipas tyre firma e ndërtimit të ujësjellësit po shkatërron burimin natyror nga ku furnizohet i gjithë fshati, ndonëse kishte premtuar se nuk do të ndërhynte në zonën e mbrojtur.

BANORËT

Jemi goditur jemi rrahur nga policia për të mbrojtur këtë burim. Ne kemi ujë, janë 11 fshatra që pretendohet se do tu japin ujë nga ky ujësjellës. Të 11 fshatrat kanë ujë 24 orë.

Vetëm nëse do të shkelin mbi trupat tanë do e marri ujin e Sinecit. Është i vetmi burim që ka ngelur në këtë zonë  na e dhuroi zoti  jetojmë me këtë ujë. Në këtë fshat sapo ka filluar të lulëzoj turizmi pikërisht nga ky burim  po sistemohemi  duke shitur prodhimet tona me marrjen e  ujin ky vend di të shkatërrohet.

 Pak javë më parë banorët e Lumasit u paraqitën edhe në prokurorinë e posaçme kundër korrupsionit ku akuzuan edhe kryetarin e bashkisë së Kuçovës, i cili sipas tyre ka firmosur për tenderin pa u këshilluar më parë më banorët e zonës.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull