Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste i ka dërguar një kërkesë zyrtare kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore.
Në dokumentin e firmosur nga 8 deputetë socialistë, theksohet se ngritja e këtij komisioni është e domosdoshme për të adresuar të gjitha problematikat e evidentuara gjatë proceseve zgjedhore, si dhe për të reflektuar rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias pas zgjedhjeve të 11 majit 2025.
Sipas kërkesës, puna e Komisionit do të zhvillohet në bashkëpunim me ekspertë të OSBE/ODIHR-it dhe të Këshillit të Europës, me një afat pune prej nëntë muajsh nga miratimi i tij.