Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në forumin e Investimeve WB6- Bashkimi Europian, në aktivitetin Hackathon-i Rajonal i Inteligjencës Artificiale 2025 që ka bërë bashkë 161 pjesëmarrës nga i gjithë Ballkani Perëndimor dhe diaspora, me synimin për të zhvilluar zgjidhje konkrete të bazuara në inteligjencën artificiale (AI) për sfida reale shoqërore.
Në fjalën e tij kreu i qeverisë ka deklaruar se qeveria është e hapur për të bashkëpunuar me inovatorët, ndërsa ka zbuluar planin për krijimin e një akseleratori të fuqishëm në mbështetje të ministres AI të kabinetit Rama, Diella.
“Kemi rënë dakord të çojmë përpara procesin duke hapur dyert e qeverisë për të gjithë inovatorët dhe duke krijuar një hapësirë të përbashkët me bërthamë agjencinë e ekselencës që e kemi krijuar para pak kohe. Kjo do të thotë që start up-et dhe inovatorët të kenë mundësi të aksesojnë institucionet e të shohin nga afër problematikat e të shfrytëzojnë statistikat dhe atë brum që më pas është baza e zgjidhje përmes AI.
Më than që keni paraqitur 161 ide, gara do të vijojë”, tha ai.