3 plumba në fytyrë/ Detajet tronditëse të ekzekutimit mafioz në Tiranë, çfarë kishte me vete Briken Sanaj

2 Minuta Lexim

39-vjeçari ka marrë 3 plumba në fytyrë. Në të gjitha dokumentat që ju gjetën me vete e ka Briken Sanaj, njihet nga rojet private te Kodra e Diellit  si Anton Gjini, ka më shumë se një vit që është rezident te Kodra e Diellit.

Një makinë është gjetur e djegur në Qafë Kashar. Sipas policisë mjeti dyshohet se ëhstë përdorur nga ekzekutorët e Briken Sanajt mbrëmjen e sotme tek “Kodrat e Diellit”.

39-vjeçari Sanaj është qëlluar nga një makinë në lëvizje me breshëri kallashnikovi. Sanaj është dërguar menjëherë në spital nga banorët e zonës, por nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve.

Makina që u gjet e djegur është tip benz. Viktima kur ka mbyllur makinën te garazhi dhe është takuar me dy shokë të tij, ai është qëlluar nga një distancë e afërt me kallashnikov  tre here  nga makina benz qe po digjet.

Ndërkohë policia ka gjetur në vendngjarje gëzhojat e plumbave me të cilat u qëllua ndaj 39-vjeçarit.

Aktualisht policia po heton për zbardhjen e ngjarjes dhe për kapjen e autorëve.

Më datë 30.10.2022, te Kodra e Diellit, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri shtetasi B. S., rreth 39 vjeç, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë krehjen e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Janë shoqëruar disa persona në Polici.

Në Qafë Kashar, në afërsi të një biznesi pllakash, është gjetur duke u djegur, një automjet.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për fiksimin e çdo prove të vlefshme që mund të çojë në identifikimin e autorëve.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull