Kreu i PD, Sali Berisha ka sulmuar këshilltarin e PD në Vlorë, Gjergji Nika i cili shpalli kandidaturën si i pavarur në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit.
Në një konferencë nga selia blu, Berisha tha se ai s’ka asnjë lidhje me PD, pasi është këshilltar i propozuar nga ish-kryetari Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj.
Berisha tha se PD do të mbështesë kandidatin e pavarur Dionis Sota.
“Ai s’ka asnjë lidhje me PD. Ai është këshilltar i propozuar nga ish-kryetari i partisë, Basha me Alibejn. Nuk e lidh asgjë me PD-në. PD do mbështesë kandidatin që ka deklaruar që do e mbështesë. Nuk ka asnjë lidhje”, tha Berisha.