“E kemi betejën me gjyqtaren Irena Gjoka”/ Shtyhet seanca për Ilir Metën, SPAK ka sjellë prova të reja! Avokati sqaron arsyet

1 Minuta Lexim

Seanca ndaj Ilir Metës është shtyrë sërish për shkak të mungesës së avokatit të Monika Kryemadhit, ndërkohë mësohet se SPAK ka sjellë edhe prova të reja.

Në një dalje për mediat, avokati Kujtim Cakrani u shpreh se betejën tashmë e kanë me gjyqtaren, Irena Gjoka, sipas të cilit ajo ka pezulluar afatet e paraburgimit.

“Ne e kemi me gjyqtaren. Tani do fillojmë betejën me gjyqtaren, e cila sot ka marrë një vendim të rrezikshëm, duke pezulluar afatet e paraburgimit për zotin Meta.

Zonja Gjoka, nuk është gjyqtare e aftë edhe juridikisht, por e kapur politikisht. Ne do vazhdojmë betejën për largimin urgjent të kësaj gjyqtare”, tha avokati.

I pyetur për një letër porosi nga SHBA, avokati u shpreh:

“Ka patur letër porosi në SHBA vazhdon për çështjen e lobimit. GSIS kishte marrë një pagesë nga një biznesmen që nuk ka as firmë as vulë nga Meta. Ne nuk na shqetëson letërporosia si provë, por fakti që organi i procedurës ka përfunduar hetimet dhe vazhdon hetimet sot në seancë paraprake”.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull