Balluku prezanton drejtorin e ri të Portit të Durrësit: Më i spikaturi nga figurat në Kosovë

4 Minuta Lexim

Zv.kryeministrja Belinda Balluku prezantoi sot, 28 tetor, drejtorin e ri të Portit të Durrësit, Liburn Aliu. Ky i fundit, ish-ministër i Infrastrukturës në Kosovë.

“Me një karrierë të gjatë në ekzekutiv dhe padyshim një koleg i mirë i cili Kosovën dhe Shqipërinë i ka parë gjithmonë si treg i përbashkët i zhvillimit”, u shpreh Balluku për Aliun.

“Edi Rama ka punuar historikisht për Shqipërinë dhe Kosovën, me të njëjtin pasion dhe dëshirë, për t’i parë shqiptarët sa më lart. Nuk është hera e parë që qytetarët e Kosovës janë përfshirë në ekzekutivin tonë, por Aliu unë them është më i spikaturi, për ndërtimin e Shqipërisë. Kryeministri ma ka aprovuar propozimin tim, sepse porti i Durrësit është porti i shqiptarëve”, theksoi ministrja.

“Porti i Durrësit ka nervojë për një drejtues profesionist, por nga ana tjetër një njohës të mirë politike dhe gjeopolitike. Liburn Aliu i plotëson të gjitha këto kushte duke na bërë besimplotë se detyra që po i ngarkohet sot, do të realizohet në mënyrën më të mirë”, tha Balluku.

Drejtori i Autoritetit Portual Durrës, tanimë në ikje, Kreshnik Bajraktari falenderoi ekipin e tij për punën e bërë gjatë gjithë kohës që ka pasur këtë detyrë me rëndësi e po ashtu ministren Balluku.

“I uroj zotit Liburn shumë suksese në detyrën e re dhe jam i bindur se porti i Durrësit do vijojë me ritme të larta në zhvillimin e tij”, tha ai.

“Jam shumë i nderuar që jam sot


këtu, i nderuar nga qeveria e Shqipërisë, nga zv.kryeministrja Balluku për një detyrë që më është besuar dhe është mjaft sfiduese. Është port i të gjithë shqiptarëve, i rajonit, por nga ku Kosova merr pjesën më të madhe të mallrave”, tha fillimisht Liburn Aliu.

“Kosova ka nevojë të ketë një lidhje të fortë me portin e Durrësit, kjo sasi mallrash të shumëfishohet, kjo do të ndihmonte që ajo varësi t’i bëjë më të zhvilluara ekonomikisht dhe më të sigurta”, tha Aliu.

“Mbase më shihni si të Kosovës, atje më shohin si të Shqipërisë, nuk është e lehtë, por këtë detyrë do ta bëjmë bashkë dhe pas 3 vitesh ta shohim portin të lidhur me rrjete me të gjithë rajonin”, përfundoi Aliu.

“Pas gjithë ankesave që kemi marrë prej vitesh prej zhurmës apo ndotjes mjedisore nga shkarkimet e anijeve të mallrave gjenerale, sigurisht me një punë shumë të detajuar dhe me mbështetjen e një prej kompanive më të mëdha në Evropë, në sektorin detar, Ministria ka arritur të ketë një dokument të jashtëzakonshëm që parashikon dhe pararend duke dizenjuar të gjithë hapat e ri për ndërtimin e një porti të ri në Porto Romano”, u shpreh ajo lidhur me procesin e ndërtimit të portit të ri.

“Pesë kompani të huaja kanë garuar dhe në 31 janar do kemi fituesin e garës për ndërtimin e Portit të Durrësit, i dalë nga një garë ndërkombëtare, sigurisht me pjesëmarrjen e të gjitha departamenteve nga Autoriteti Portual i Durrësit”, shtoi më tej.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull