Vdekja e Fatos Nanos, qeveria shpall të dielën ditë zie

1 Minuta Lexim

Këshilli i Ministrave ka vendosur shpalljen e zisë kombëtare ditën e diel, më 2 nëntor 2025, në nderim të Fatos Nanos, ish-Kryeministër dhe një prej figurave më të rëndësishme të politikës shqiptare.

Në respekt të kontributit të tij të çmuar në jetën publike dhe politike të vendit, do të zhvillohet ceremonia funebre shtetërore dhe homazhet kombëtare.

Në vendimin e qeverisë njoftohet se në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike flamuri kombëtar do të ulet gjysmështizë.

Në orën 12:00, në nderim të tij, do të ndërpriten të gjitha veprimtaritë dhe do të mbahet një minutë heshtje në mbarë vendin.

Radiotelevizioni Publik Shqiptar gjatë zhvillimit të ceremonialit shtetëror, do të transmetojë muzikë funebre.

Homazhet dhe Ceremonia Shtetërore

Pallati i Kongreseve, Tiranë

08:30 – 11:00 – Homazhe publike

11:15 – 11:45 – Homazhe shtetërore dhe nderim nga personalitetet

12:05 – Ceremonia funebre shtetërore e lamtumirës

Për organizimin e ceremonisë është ngritur një Komision i Posaçëm Shtetëror nën mbikëqyrjen e Kryeministrit, me përfaqësues nga institucionet kryesore shtetërore dhe të sigurisë.

Ish-kryeministri dhe ish-kryetar i Partisë Socialiste Fatos Nano u nda sot nga jeta në moshën 73-vjeçare, pas problemeve të rënda shëndetësore.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull