Mbahet sot Samiti i Zgjerimit të BE, merr pjesë edhe kryeministri Rama

1 Minuta Lexim

Këtë të martë, 4 nëntor 2025, në Bruksel zhvillohet Samiti i Bashkimit Europian mbi zgjerimin e Unionit.

Punimet e samitit do të zhvillohen nga ora 14:00 deri në 17:00, ku do të marrin pjesë udhëheqës të vendeve kandidate për anëtarësim, përfaqësues të shteteve kandidate dhe ekspertë të ndryshëm për të diskutuar të ardhmen e familjes evropiane.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, do të jetë i pranishëm, së bashku me kryeministrin malazez Milojko Spajiç, kryeministrin maqedonas Hristijan Mickoski, presidentin serb Aleksandër Vuçiç, presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidenten moldave Maia Sandu.

Nga Bashkimi Europian do të marrë pjesë Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa.

Forumi mbahet nën moton “Përmes zgjerimit sigurojmë të ardhmen tonë” dhe do të kryesohet nga Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, dhe Kreu i Këshillit Evropian, Antonio Costa.

Eventi do të përfundojë me fjalimin përmbyllës të Presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa, ndërsa fjalime do të mbajnë gjithashtu kryeministri i vendit tonë, presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrat e Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull