Pas PS, edhe PD plotëson përbërjen në komisione: Zbardhen emrat e anëtarëve të Zgjedhores dhe të Territoriales

2 Minuta Lexim

Pas Partisë Socialiste, edhe Partia Demokratike ka plotësuar emrat e përfaqësuesve të saj në dy Komisionet e Posaçme parlamentare për Reformën Zgjedhore dhe Reformën Territoriale, të cilat morën miratimin e Kuvendit javën e kaluar. Maxhoranca dhe opozita ranë dakord për barazinë e anëtarëve dhe për drejtimin me bashkëdrejtues nga të dyja palët.

Damian Gjiknuri do të bashkëdrejtojë Komisionin e Zgjedhores me Oerd Bylykbashi nga opozita, ndërsa Territorialja do të bashkëdrejtohet nga Arbjan Mazniku dhe Luciano Boçi.

Anëtarët e PS për Komisionin e Reformës Zgjedhore janë: Arbjan Maznikun, Bledar Çuçin, Ulsi Manjën, Olsi Komicin, Aurora Marën dhe Ogerta Manastirliun. Ndërsa nga opozita janë caktuar: Ivi Kaso, Gent Strazimiri, Albana Vokshi dhe Gjin Gjoni.

Ndërkohë, anëtarë të PS-së në Komisionin e Reformës Territoriale janë: Blendi Klosi, Damian Gjiknuri, Romina Kuko, Ermal Pacaj, Marjana Koçeku, Ermal Elezi dhe Klevis Jahaj. Nga radhët e PD Jorida Tabaku, Bledion Nallbati, Xhelal Mziu, Ramadan Likaj dhe Enno Bozdo.

Vendimi për ngritjen e dy komisioneve u miratua më 27 tetor me 113 vota pro. Për Komisionin e Reformës Zgjedhore, palët ranë dakord që përbërja të pasqyrojë pjesëmarrjen e të gjitha partive parlamentare: 7 anëtarë të PS-së dhe 7 të PD-së, ku përfshihen edhe përfaqësues të partive të vogla (PL dhe PR). PD ka lënë një vend për partinë “Mundësia”, ndërsa PS i ka lënë një vend PSD-së së Tom Doshit. Lëvizja Bashkë dhe “Shqipëria Bëhet” mund të marrin pjesë në seanca me të drejtë diskutimi, por pa të drejtë vote./ TemA

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull