Gazetari i njohur Martin Leka, i ftuar në emisionin “Real Story”, ka ndarë detaje të panjohura nga jeta dhe karakteri i ish-kryeministrit të ndjerë Fatos Nano, me të cilin ka ndarë një periudhë të vështirë në burg.
Ai kujtoi se e kishte intervistuar Nanon ditën kur këtij të fundit iu hoq imuniteti, dhe më vonë, fati i bashkoi në burg.
Martin Leka shtoi se për Fatos Nanon ruan respekt të thellë, duke e cilësuar si një person që manifestonte sjellje njerëzore.
“E vërteta është që, edhe pse shumë pak vite vonë politikë, Fatos Nano bëri atë që ne mund ta quajmë epokë për shumë arsye, Edhe me ikjen e vet tregoi se sa popullaritet kishte. Unë e kam njohur Fatos Nanon në legjendat që thuheshin atëherë, ku ishte një intelektual që kishte ardhur, nuk e njihte njeri dhe që fitoi në Tiranë i vetmi nga ish-Partia e Punës në 1991. Më pas, unë përfundoj në një burg me Fatos Nanon.
E kisha takuar dhe ditën që i është hequr imuniteti i kam marrë intervistë për “Koha Jonë”. Ai dinte çdo gjë që bëhej në burg dhe kështu krijova lidhjet me policë, jashtë SHIKU-t. Në burg u bëmë shokë burgu.
Kur shkova te qelia e tmerrshëm ku kishte qenë ai vetë, një ditë përpara unë u përgatiti, dhe të nesërmen përfundova te ajo qelia që ishte një skëterrë e vërtetë. Unë kam një komunikim që mund ta quaj njerëzor dhe të jashtëzakonshëm, dhe e gjitha është me letra. Nga qelia, pastaj ndryshova katin. Komunikonim me letra nga qelia në qeli. Kam shumë letra.
Unë dhe Fatosi kishim të njëjtin avokat. Agim Tirana, ishte i imi. Më thotë që bëje intervistën se do t’i bëj unë pyetjet. Edhe ai më dërgoi pyetjet. Unë i dërgova përgjigjet, u botua intervista, Unë bërë një gjest që mu duk krejt normal në mënyrë që të dilte intervistuesi, unë gjeta një simbolikë edhe është aty intervistoi Eda Sokoli, Edi dhe Sokoli janë dy fëmijët e Fatos Nanos”, tha Leka.
Gazetari rrëfeu edhe një episod prekës nga koha e burgimit në Tepelenë, kur Nano mori lajmin për ndarjen nga jeta të nënës së tij.
“Rasti i dytë ka qenë në burgun e Tepelenës, kur unë bashkë më të tjerët kur shkuam ti jepnin lajmin për vdekjen e nënës. Ai ishte në fund dhe kuptoi gjithçka dhe mbaj mend që atëherë ka shpërthyer në të qara dhe nëse nuk me japin leje dhe më tha për të shkuar, ti do kesh një incizim dhe ka thënë disa fjali në kasetofon. Ishte një shpërthim… dhe i dhanë leje dhe ajo nuk u përdor, Aty kam parë se çfarë do të thotë të jesh njeri”, tha ai.

