U plagos nga atentati ku u vra Gilmando Dani, nisin hetimet për mënyrën si Muçi Sheqeri ishte i punësuar në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore

1 Minuta Lexim

Muçi Sheqeri mbeti i plagosur nga atentati me armë zjarri në zonën e Rinasit, ku u vra Gilmando Dani.

Ndaj tij ka nisur një hetim për të zbuluar mënyrën e punësimit të tij pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. Sheqeri është punësuar në muajin shtator kur institucioni drejtohej nga Artiol Saliasi.

I plagosur raportohet se ndodhet në repartin e reanimacionit, në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë për jetën.

40-vjeçari raportohet se është qëlluar me 10 plumba në trup, 2 prej të cilëve në kokë.

Ndërkohë policia ka këqyrur kamerat e bizneseve dhe të aeroportit për të parë lëvizje të dyshimta për persona të tjerë që mund të kenë patur si rol për të informuar autorët që ndodheshin brenda automjetit tip Toyota.

Makina me autorët ishin të ndaluar te rrethrrotullimi dhe po prisnin viktimën dhe shokun e tij që mbeti i plagosur rëndë.

Po verifikohet për të gjitha mjetet e tjera apo njerëzit që kalojnë disa herë tek porta dalëse e aeroportit, ku të skeduar janë pikërisht ata njerëz që kanë qëndruar më gjatë dhe janë larguar sapo kanë dalë Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani Sheqeri.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull