Dosja “Gërdeci”/ Irena Gjoka kërkon të largohet nga gjykimi i çështjes: Kam qenë gjyqtare e seancës paraprake

2 Minuta Lexim

Gjyqtarja Irena Gjoka kërkon të largohet nga gjykimi i çështjes “Gërdeci”. Ditën e djeshme në datë 11 nëntor, ajo i është drejtuar zv/kryetarit të GJKKO-së Erion Bani, të cilit i kërkon të largohet nga procesi.

Gjyqtarja pretendon se është në kushtet kur nuk mund të jetë pjesë e gjykimit, pasi ajo ka qenë gjyqtare e seancës paraprake në këtë çështje dhe e mori gjykimin se i pandehuri kërkoi fillimisht gjykim të shkurtuar. Por në kushtet kur i pandehuri ndryshoi qëndrim dhe pranua kërkesa e gjykimit me procedurë të zakonshme, Irena Gjoka thotë se ndodhet në kushte papajtueshmërie që të vijojë këtë gjykim.

E pyetur nga avokatët e Fatmir Mediut në seancën e djeshme, Gjoka tha se mori shkas për kërkesën e saj të largimit, edhe nga vetë kërkesa e të pandehurit që kërkoi përjashtimin e saj, por për shkaqe të tjera, që u rrëzua nga gjyqtarja Etleva Deda.

Pritet që në lidhje me kërkesën e Gjokës të shprehet drejtuesi i GJKKO-së Erion Bani. Megjithatë seanca e djeshme vijoi me kundërshtimet e Mediut mbi deklarimet e ekspertëve. Procesi ndodhet në fazën ku kanë përfunduar paraqitja e provave të SPAK, dhe pritet të nisë pyetja e dëshmitarëve të kërkuar nga mbrojtja.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull