Nuk u paraqit në SPAK për “21 Janarin”, Berisha: Dosje e hetuar nga armiqtë e mi më të egër! Nuk më kanë thirrur se kanë frikë nga dëshmia ime

1 Minuta Lexim

Kreu i PD Sali Berisha ishte sot në SPAK ku u paraqit në zbatim të masës së sigurisë “Detyrim paraqitje” për dosjen “Partizani”.

Në një deklaratë për mediat, Berisha i cili refuzoi të dëshmojë në SPAK ditën e premte për krimin shtetëror të “21 Janarit”, tha se nuk u paraqit për thirrjen e prokurorëve të posaçëm pasi sipas tij nuk ka marrë asnjë njoftim.

“Njoftim quhet kur një person merr përsipër ta njoftojë ose kur njoftohet direkt personi. Asnjë person nuk më ka ardhur të më thotë orë dhe datë e të më dorëzojë një letër.

Asnjë person nuk ka marrë asnjë letër në emrin tim. Kam dy posta elektonike. Një timen dhe një të Parlamentit që e kam përdorur vetëm një herë.

Për temën, edhe pse është dosje e hetuar gjerësisht nga armiqtë e egër të mi publikë. Nuk jam thirrur asnjëherë sepse kanë pasur frikë nga dëshmitë e mia.

Prokuroria e Shtetit nuk më ka thirrur sepse kanë pasur frikë nga dëshmitë e mia. Ishte demonstrata më e dhunshme në historinë e vendit. PS kishte agjendë dhune”, tha Berisha.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull