Berishës i komunikohet në SPAK thirrja për dosjen e 21 Janarit

1 Minuta Lexim

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka zbuluar se mori në SPAK, ku u paraqit për zbatimin e masës detyrim paraqitje për çështjen “Partizani”, fletëthirrjen për të dëshmuar në lidhje me dosjen e 21 Janarit.

“Në këtë hetim më ftuan dhe unë do të vij do të dëshmoj”, u shpreh Berisha para Prokurorisë së Posaçme.

I pyetur nga gazetarët nëse është e premtja dita kur do të paraqitet në ambientet e SPAK për 21 Janarin, ish-kryeministri la të nënkuptohej që po, por pa zbuluar orën.

“Ja e shikoni ata njoftojnë përpara gazetarët se sa mua”, u shpreh Berisha.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull