Sali Berisha qëndroi për më shumë se dy orë në ambientet e SPAK ku dha sqarime për ngjarjet e 21 janarit, ku u vranë 4 protestues.
Berisha tha para mediave se protesta u organizua nga Edi Rama dhe ai eshte pergjegjesi kryesor.
Kreu i PD theksoi se ushtaret e Gardës nuk kanë qëlluar nga brenda kryeministrise, madhe thekson se nuk eshte dhene asnje urdher.
Berisha tregoi edhe nje episot, duke theksuar se “Basha dhe komandati i Gardës i kanë kërkuar që ta evakuonin”, por thote se nuk pranoi.
“Absolutisht asnjë urdhër. Asnjë urdhër nuk është dhënë për të qëlluar. Asnjë urdhër dhe kurrë. Nuk mund të jepet urdhër.
Po, Basha ka ardhur në zyrën time dhe ka kërkuar nga unë, sepse ishin thyer xhamat me plumba apo me gurë, tek dritarja ngjitur me tavolinën time dhe ministri, komandanti i Gardës kanë ardhur dhe më kanë thënë të evakuojmë, jo iu thashë. Sepse unë isha jashtë me ambasadoren gjermane dhe u futa drejt e në zyrë. Unë isha në detyrë.
Të shkosh në një zyrë tjetër, jo unë isha në detyrë. Kjo është zyra ime. Kryeministri nuk mund të bëjë zyrat sipas qejfit, është institucion kushtetues kryeministri. Kjo ka qenë kërkesa e tyre dhe unë kam qëndruar në zyrë deri në fund.
Aty ka pasur një ndërmjetësim ndërkombëtar. Ka ndërmjetësuar ambasadori i SHBA-së dhe çdo oficer i kërkuar nga prokuroria është paraqitur në prokurori, por në ndjekje të lirë sepse Edi Rama dhe Ina Rama kërkonin që të eliminonin zinxhirin e komandës në një kohë kur Edi Rama kishte deklaruar se, beteja tjetër do të ishte vendimtare dhe secili nga gardistët e thirrur janë paraqitur në prokurori.
Të gjitha të tjerat janë mashtrime”, tha ai.

