Komisioneria për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos, gjatë fjalës së saj në Samitin Growth Plan, u shpreh se vendet e Ballkanit Perëndimor rrezikojnë 300 mln euro fonde nëse nuk përmbushin reformat e përcaktuara brenda afatit 1-vjeçar të vendosur.
Marta Kos theksoi se objektivi është që vendet e rajonit të ecin para në sinkron.
“Nuk duam që ndonjëri prej jush të mbetet pas, sepse i gjithë Ballkani i përket BE si anëtar të barabartë me të drejta të plota”, u shpreh komisionerja për Zgjerimin.
Marta Kos: Komisioni Europian dëshiron që plani i rritjes të jetë tërësisht i suksesshëm dhe së fundmi kam folur shpesh për nevojë për të zgjeruar vetë nocionin e zgjerimit për të integruar të gjithë fqinjët tanë sa më shpejt që të jetë e mundur gjithnjë e më shumë fusha politike të BE.
Objektivi ynë është që ju të gjithë të ecni para në sinkron, nuk duam që ndonjëri prej jush të mbetet pas, sepse i gjithë Ballkani i përket BE si anëtar të barabartë me të drejta të plota.
Kemi afatin e skadimit të periudhës 1 vjeçare të pritjes së mëtejshme për reformat e papërmbushura dhe rrezikohen 300 mln euro të destinuara për vendet tuaja, janë fonde nga të cilat do të përfitojnë qytetarët tuaj, mund të ndërtoni, rrugë, shkolla dhe tramvaj. Le të zhbllokohen projektet që duhen për të përmirësuar infrastrukturën, transportin, inovacionin digjital, turizmin sepse u sjell përfitime bizneseve, Kemi mungesë ecurie në integrimin ekonomik rajonal, që sjell rritje më të ulët ekonomike.

