Të shtëna me armë në Lushnje, qëllohet drejt një makine

1 Minuta Lexim

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në qytetin e Lushnjes. Gazetarja Anila Sefa bën me dije se është qëlluar drejt një makine.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Misto Mame” e cila është rrethuar nga forca të shumta policie. Uniformat blu, sipas informacioneve paraprake, kanë gjetur atje dhjetëra gëzhoja.

Gazetarja Anila Sefa ka bërë me dije se është qëlluar me kallashnikov. Ngjarja është regjistruar në një kohë dhe zonë shumë të populluar në Lushnje.

“Shumë qytetarë janë tmerruar nga ajo që kanë dëgjuar dhe janë larguar”, raportoi gazetarja Anila Sefa nga vendngjarja.

Po ashtu bëhet me dije se përveç makinës së autorëve edhe mjeti që ka qenë në shënjestër është larguar nga vendi i ngjarjes.

Pak pas të shtënave në fshatin Lifaj, është gjetur e djegur një makinë, e cila dyshohet e autorëve.

Deri më tani mbeten mister rrethanat e kësaj ngjarje. Policia po vijon me hetimin për zbardhjen e këtij rasti në qytetin e Lushnjes.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull