Gjykata Kushtetuese është mbledhur sot në seancë paraprake për ankimin e qeverisë për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku, prej Gjykatës së POsaçme.
Sot pritet vendimi nëse ankimi i qeverisë do të kalojë ose jo në seancë plenare.
Ndërkohë, po sot mund të ketë edhe një vendim për kërkesën e qeverisë për pezullimin e vendimit të GJKKO-së deri në shqyrtimin e kërkesës.
Në këtë mbledhje 3-shja e gjyqtarëve kushtetues, verifikon kriteret e padisë, nëse përmbushen apo jo, për ta çuar çështjen në Mbledhje Gjyqtarësh në vijim.
Mes 3-shes së gjyqtarëve është dhe Sandër Beci, që është caktuar relator i padisë së kryeministrit për rastin Balluku dhe përgatit dokumentacionin për trupën e gjyqtarëve.
Mësohet se, seanca më e shpejtë pritet të zhvillohet në datën 2 dhjetor, të martën e javës së ardhshme.
Në këtë mbledhje, gjyqtarët duhet të shprehen mbi kërkesën e kryeministrit për të hequr masën e pezullimit ndaj zv.kryeministres Balluku, e njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Sikundër dhe në kërkesën dorëzuar Kushtetuese, qeveria ka argumentuar se kjo masë ndaj Ballukut pengon veprimtarinë e Këshillit të Ministrave. Pas Ramës dhe vetëm zëvëndëskryeministri që mund të nënshkruaj aktet që miratohen në Këshillin e Ministrave, në mungesë të kryeministrit.
Në padi gjithashtu theksohet se Gjykata e Posaçme ka ndërhyrë në kompetencat e kryeministrit, duke penguar punën e një anëtari të Këshillit të Ministrave që gëzon imunitet njësoj si deputeti.
Kryeministri e ka cilësuar vendimin e GJKKO për Ballukun anti-kushtetues pasi cenon garancinë e imunitetit të Këshillit të Ministrave, cenon parimin e ndarjes së pushteteve dhe pengon veprimtarinë e Këshillit të Ministrave, si dhe ndërhyn në kompetencat e organeve kushtetuese që kryejnë propozimin emërimin dhe miratimin e ministrit në detyrë.
Mbi bazën e këtyre argumenteve, qeveria kërkon prej Gjykatës Kushtetuese që të shfuqizojë masën e Gjykatës së Posaçme mbi zv.kryeministren

