Hysni Gurra
Nga 17 maji 2017 e këtej, kokëçarja më e madhe e këtij pushteti ishte se duhej të bënte vetë edhe pushtetin, edhe opozitën.
Kjo për shkak se ’ortakët’ e tyre nuk ditën ta fshehin të rënit në pazar me ta, ishin të ngathët.
Taksirati i mjeshtrave të pushtetit të formësonin opozitën e memeve, opozitë e cila dukej si kot për kohën, ose si gallatë, por që sot po rezulton se ka qenë një shpikje mjaft efektive.
Në rastin kur opozita u ringrit, këputi zinxhirët e kapjes dhe doli në betejë, opozita e memeve kërkon t’i imponojë asaj rregullat e lojës, t’i imponojë profilet e kandidatëve për zgjedhjet lokale etj, nën petkun e një politike a-politike.
Mirëpo këtu ka një non-sens të madh logjik. Si mundet t’i kërkosh një partie politike të mos jetë politike?
Ligji elektoral shqiptar nuk e ndalon asnjë profil jo-politik të garojë si i pavarur në çdo bashki të vendit që të dëshirojë.
Ç’është kjo logjikë absurde që i kërkohet një apo disa partive politike të mos jenë politike, të mos bëjnë garë politike, por të depolitizohen???
Ç’i pengon këta të mbledhin firmat dhe të çojnë në KQZ një kandidat jo politike dhe të mundin e të bëjnë copë-copë aty gjithë sistemin, me PS e me PD e me PL…?!