Kryetari i PDIU, Idrizi: Pse e refuzova ofertën e Berishës

2 Minuta Lexim

Kryetari i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, ka thënë se marrëdhëniet e tij me kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berishën, janë të mira.

Idrizi tha se partia që ai drejton vendosi të dalë më vete në zgjedhje, për shkak sipas tij të çështjeve teknike të ndërtimit të koalicionit, por sipas tij edhe të forcës që ka PDIU në 5 qarqe.

Duke folur për News 24, ai u shpreh se ai beson se në politikë me anë të diskutimit gjithçka mund të zgjidhet dhe të ecë para.

“Partia Demokratike është e lirë për kandidatë. Nëse ne do të donim të bëheshim pjesë e koalicionit, ne duhej të bisedonim fillimisht me Partinë e Lirisë e më pas me Partinë Demokratike. Më mirë po dalim këtë herë më vete dhe ta marrim forcën me vete. Nuk besoj se është rasti i PDIU që të vrapojë e të kërkojë që të na fusin në një listë të përbashkët. Ne e dimë që pesha specifike e PDIU është e qëndrushme në 5 qarqe.

Me zotin Berisha kam marrëdhënie shumë të mira. Kështu i kam marrëdhëniet me të gjithë spektrin politik, sepse unë e shikoj politikën si diçka që me negociata dhe diskutime arrihet gjithçka. Ndërkohë që ligjet në parlament nuk bëhet për një parti politike, por bëhen për qytetarët në kohë afatgjatë”, u shpreh Idrizi.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull