Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj ka deklaruar se duke filluar nga muaji janar i 2026-ës, paga minimale do të shkojë në 500 mijë lekë, duke përfshirë mbi 307 mijë punonjës të regjistruar në sektorin publik dhe atë privat.
Ibrahimaj thekson se rritja e pagës minimale është një tjetër premtim i mbajtur i qeverisë.
Ajo sqaroi se ky vendim ka për synim, jo vetëm mbrojtjen e nivelit të jetesës së të punësuarve dhe fuqizimin e kapitalit njerëzor por edhe përmirësimin e standardit të jetesës për mijëra familje shqiptare.
“Qeveria miratoi rritjen e pagës minimale, duke mbajtur një tjetër angazhim të dhënë ndaj qytetarëve.
Nga 40,000 lekë, paga minimale mujore rritet në 50,000 lekë, duke përfshirë 307,850 punonjës të regjistruar në sektorin publik dhe privat.
Ky vendim synon:
• mbrojtjen e nivelit të jetesës së të punësuarve
• fuqizimin e kapitalit njerëzor
• përmirësimin e standardit të jetesës për mijëra familje shqiptare
Njëkohësisht, rritja e pagës minimale ndihmon në uljen e informalitetit në tregun e punës dhe në forcimin e respektimit të kontratave ligjore.
Ekonomia rritet kur puna vlerësohet dhe dinjiteti i punonjësve vendoset në qendër të politikave publike”, shkruan Ibrahimaj në rrjetin social Facebook.

