“Koleksioni i Paramithisë”, statuetat came nga Rusia ne Muzeun e Londres

5 Minuta Lexim
Nga Auron Tare-
Pas gati tetë muajsh kërkimesh, dashamirësit e historisë antike, artit dhe kulturës mund të lexojnë një artikull me interes të veçantë mbi fatin e një koleksioni të rrallë, të zbuluar në fshatin e Paramithisë, Çamëri, në vitin 1796.
Koleksioni i statuetave prej bronzi, i cili u dërgua në Shën Petersburg për koleksionet e Perandoreshës Katerina e Madhe të Rusisë, pas një sërë peripecish dhe aventurash të denja për një film, përfundoi në një nga sallat kryesore të muzeut të famshëm imperial të Londrës – British Museum.
I panjohur deri më sot për studiuesit tanë, ky koleksion është ndër më të rrallët dhe i përket periudhës së shekullit të I pas Krishtit. Ai ka jo vetëm një vlerë shumë të madhe historike, por mbart edhe një vlerë të jashtëzakonshme artistike, duke dëshmuar mjeshtërinë e rrallë të punishteve vendase në Epir, të cilat shfaqen si qendra të rëndësishme të artit të kohës.
Shkrimin e plotë mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm.

“Koleksioni i Paramithisë në British Museum” “Me të mbërritur në Janinë në muajin qershor 1795, mora si dhuratë nga tregtari vendas Dhimitër Vasili një figurë prej bronzi. Statueta ishte një Merkur në stilin më të përsosur të periudhës klasike greke. Pasi pyeta më tej, më thanë se ishte gjetur nga disa fshatarë në një fshat të quajtur Paramithi. Pas një shiu të rrëmbyeshëm, ata i kishin parë tek vezullonin në një arë që e punonin dhe i kishin mbledhur një nga një. I kishin sjellë në Janinë, ku një bakërxhi i kishte blerë për t’i shkrirë, por fatmirësisht një tregtar që kishte udhëtuar deri në Moskë dhe kishte parë statuja, mendoi se kishin njëfarë vlere. I kishte blerë dhe më pas ia kishte shitur një funksionari të rëndësishëm në Shën Petersburg. Mund të them se pjesa më e madhe e tyre i kishte shpëtuar zjarrit të bakërxhiut të Janinës.

© The Trustees of The British Museum,
Ne pronesine e Familjes Czernicheff ne Shen Petersburg ishin 5 figurina BronzI nga Koleksioni i Paramithise. Vend ndodhja e tyre deri me sot eshte e pa njohur. —————————————————————————————– Referenca John Hawkins, në Robert Walpole (ed.), Travels in the East, London 1820. Po aty. Walpole, ibid.; gjithashtu në botimet e Society of Dilettanti. Për rolin e Stroganovit shih: S. Cross, Catherine the Great and the Arts, St. Petersburg 1999. Richard Payne Knight, A Specimen of the Ancient Sculpture, London 1816. Arkivi i Payne Knight, British Museum Archives, Correspondence 1818– 1820. Transactions of the Society of Dilettanti, London 1824. K. A. Neugebauer, Römische Bronzen, Berlin 1928. N. G. L. Hammond, Epirus, Oxford University Press, 1967. W. M. Leake, Travels in Northern Greece, vol. I, London 1835. Hammond, op. cit. C. Cabanes & Sh. Dhrini, Butrint: Epigrafia dhe Shoqëria, Tiranë 1988. British Museum, 1824.4-5.3) (J· Swaddling, “The British Museum Bronze Hoard from Paramythia, Greek Domestic Sculpture and the Origins of Private Art,” Harward (1982) Cicero’s letters to Atticus, in which he frequently bids Atticus to send him Greek statuary appropriate for display in his villa (Att. 4, 2; 6, 3; and 9, 3) Barr Sharrar: “The Hellenistic House,” (1988) and “The Private Use of Small Bronze Sculpture” (1996) Carapanos in 1878 and 1890. Burime Primare Hawkins, John – në: Walpole, Robert. Travels in the East. London, 1820. Leake, William Martin. Travels in Northern Greece. 4 vols. London, 1835.

Transactions of the Society of Dilettanti. London, 1824. The Burlington Magazine for Connoisseurs. Vol. 6, No. 21 (Dec., 1904), pp. 219-221 (3 pages) Burime Sekondare Hammond, N. G. L. Epirus: The Geography, the Ancient Remains, the History and Topography of Epirus and Adjacent Areas. Oxford University Press, 1967. Neugebauer, Karl Anton. Römische Bronzen. Berlin, 1928. Cross, Susan. Catherine the Great and the Arts. St. Petersburg, 1999.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull